Treg

Kostot e ndërtimit u shtrenjtuan. Më shumë hidrosanitaret dhe materialet e ventilimit

Nga Gazeta ‘SI’- Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, që mat ecurinë e çmimeve në këtë sektor, është rritur përsëri gjatë tremujorit të tretë 2023 dhe qëndron në nivelin e 4.2%. Ndonëse nga një vit më parë ky tregues ka rënë ndjeshëm (7.2%), nuk raportohet të ketë ulje çmimesh në asnjë grup shpenzimesh.

Sipas INSTAT, nga e njëjta periudhë e 2023-shit janë rritur ndjeshëm për këtë sektor çmimi i energjisë me 6.6%, kosto për pagat me 4.8%, transporti 4.2% dhe materiale e “të tjera” 4%.

Të ndara në nëngrupe, materialet me rritjen më të madhe të çmimeve raportohen ato hidrosanitare dhe të ventilimit, me 4.4% përkatësisht.

Në raport mujor, rritja prej 1% e këtij indeksi i atribuohet po ashtu kostove të shtuara për energjinë dhe pagat, respektivisht 2.9 dhe 1.2%

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese. Shporta e përbëhet nga 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi. Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 225 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 96 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës.

Sipas anketës së fundit të Bankës së Shqipërisë, ndërtuesit që ishin sektori për optimist për ekonominë, prisnin një rritje tjetër çmimesh. Sipas ekspertëve të fushës, rritja e INK-së pasqyrohet menjëherë në tregun imobiliar, duke rënduar më tej blerësit fundorë, qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë