Katar 2022

Kosta Rika ‘kirurgjikale’, mund Japoninë me një gjuajtje në portë

Gazeta Si – Ka mjaftuar një gjuajtje në portën kundërshtare, që Kosta Rika të marrë 3 pikët ndaj Japonisë. Një rezultat ky që e ka komplikuar edhe më shumë çështjen e kualifikimit nën grupin, ku vetëm Gjermania është me 0 pikë.

Në një ndeshje të dominuar nga mërzitja, pa asnjë lloj emocioni, vendosi një goditje befasuese e Fuler 10 minuta para fundit për t’i dhuruar Kosta Rikës fitoren e parë. Skuadra nga Amerika qendrore e ka marrë veten pas goditjes së fortë që mori nga Spanja në debutim.

Kosta Rika nuk fitonte në një ndeshje Botërori që prej 20 qershorit 2014, 3082 ditë më parë. Japonia në anën tjetër humbi një mundësi shumë të mirë për kualifikimin, pas fitores së bukur me Gjermaninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë