Ekonomi

Kosovë, teknologjia është “kura” ndaj emigracionit

Kosova po vuan mungesën e burimeve njerëzore të kualifikuar, raporton gazeta “Si”.

Këtë e konfirmojnë përfaqsitë e biznesit dhe punëdhënësit.

Aktualisht, një ndër pengesat kryesore të sektorit privat në Kosovë është mungesa e aftësive profesionale.

Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, thonë se profesionet më të kërkuara janë ato të ndërtimit, bujqësisë, e profesione të tjera, por që të rinjtë e kualifikuar kanë si synim tregun eujropian dhe po ikin nga vendi.

Një punëdhënës shprehet se gjatë viteve të fundit ka investuar shumë në mekanizma teknologjikë, për arsye se, siç thotë ai, ka vite që përballet me mungesë të punëtorëve bujqësorë.

Përfaqësuesit e sektorit privat shprehen se, për punëtorë sezonalë është jashtëzakonisht shumë problem. Prandaj teknologjia e fjalës së fundit iu mundëson që të jeni më të pavarur nga dora e njeriut, sepse duhen 5 vite kur vjen koha për nxjerrjen e patates dhe ujitjes, dhe ata ballafaqohen me mungesë të punëtorëve.

Kurse, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve, Avni Ajdini thotë se Kosova ka mjaft ekspertë të fushave të ndryshme, por është evidente se ata po largohen nga vendi.

“Ne kemi mjaft ekspertë, por eksperti nuk vlerësohet dhe nuk paguhet. Për këtë arsye ai nuk shkon për të punuar, dhe ngel një vakum, dhe aty merret një punëtor i ri dhe nuk e njeh mirë atë zanat, pastaj ndodhin tani edhe probleme”, është shprehur Ajdini.

Ai thotë se në Kosovë duhet të punohet që fuqinë punëtore ta ofrojnë me kërkesat në tregun e punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë