Sociale

Kosovë: Edhe 186 raste të reja me Covid-19 dhe dy viktima

Të dielën, në Kosovë janë shënuar dy viktima dhe janë shtuar edhe 186 të infektuar me COVID-19, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas testimit të 1.049 mostrave.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë më virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK-ja njoftoi se janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar se ka “rrezik real” që institucionet të detyrohen të marrin “masa më ekstreme” kufizuese, nëse numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdon të rritet. /REL


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë