Sociale

Kosovë: 8 viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19

Në Kosovë u konfirmuan të martën edhe tetë viktima nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.
Me këtë shifër, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i përgjithshëm i viktimave nga kjo sëmundje arrin në 488.
IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se në 24 orët e fundit ka testuar 471 mostra, nga të cilat janë konfirmuar 136 raste të reja me COVID-19.
Që nga regjistrimi i rasteve të para më 13 mars, Kosova ka shënuar në total 12,683 raste pozitive.
Prej tyre, 8,788 pacientë janë shëruar - 131 nga ta në 24 orët e fundit, njoftoi IKSHPK-ja.
Raste aktive aktualisht janë 3,407./ RFE


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë