Kosova

Kosovë, 24 të vdekur me Covid dhe 357 raste të reja në 24 orët e fundit

Në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë, raporton se nga 7.027 testime të kryera gjithsej, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 të vdekur, ndërsa janë shëruar 1.498 qytetarë, me numrin e përgjithshëm të të shëruarve, që ka shkuar në 138.950.

Në total numri i rasteve aktive është 15.835. Në 24 orët e fundit janë bërë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës. Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë