Sociale

Kosovë: 169 të infektuar, dy të vdekur me Covid-19

Kosovës të premten i janë shtuar 169 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,119 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar dy viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 85 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,953.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,591 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 659 pacientë kanë vdekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë