Futboll

Kosova shpërdoron pa fund, merr vetëm një pikë me Malin e Zi

Kosova nuk ia ka dalë edhe në ndeshjen e dytë eliminatore të kampionatit Europian që të marrë tre pikët. Ekipi daradan, ashtu si në ndeshjen e parë edhe në këtë sfidë të zhvilluar në Podgoricë prodhoi pa fund, por pa rezultat, duke u ndalur në një barazim 1-1.

Kosova kaloi e para në avantazh me anë të “yllit” të saj, Milot Rashica. Sulmuesi i Verder Bremen shënoi për ekipin e Shallandes në minutën e 24’ duke shtuar shpresat për të dalë me tre pikë nga kjo transfertë shumë e vështirë̈ dhe vendimtare për fatin e renditjes së grupit.

Rastet nuk munguan dhe do të ishin të pastra, por asnjë̈ nga sulmuesit kosovar nuk ishin të aftë që t’i shfrytëzonin siç duhej. Me daljen e Zenelit nga fusha i dëmtuar, u duk sikur Kosova humbi diçka në lojën e saj. Në pjesën e dytë malazezët hynë në fushë më të motivuar dhe me dëshirën për të mos humbur në shtëpi. Në minutën e 65’, ishte Mugosa, ai që barazoi, duke mbajtur në lojë kështu ekipin e tij në ëndrrën për të prerë një biletë për në finalet e kampionatit europian 2020. Deri në fund rezultati do të mbetej i njëjtë̈ edhe pse Kosova provoi deri në fund që ta fitonte këtë përballje, por në disa momente rrezikoi edhe ta humbiste, pasi malazezët ishin të rrezikshëm në disa raste.

Me këtë rezultat Kosova ngjitet në vendin e tretë të grupit me 2 pikë, po aq sa Mali i Zi dhe Bullgaria, por me avantazhin se ka një ndeshje më shumë për të luajtur nga të dyja këto ekipe. Kosova shikon veten të avantazhuar edhe karshi Çekisë, e cila fitoi mbrëmjen e kësaj të premte, por i peshon shumë humbja 5-0 me Anglinë në ndeshjen e parë. Ndeshjen e radhës në qershor, Kosova do ta luaj përballë Bullgarisë në Sofie, ekip me të cilin barazoi në ndeshjen e parë në Prishtinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë