Futboll

Kosova publikon listën për ndeshjet e qershorit, disa prurje të reja

Në prag të dy ndeshjeve eliminatore për Europianin 2020 në qershor, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve të thirrur. Në këtë listë të teknikut zviceran ka disa risi të rëndësishme. Mes tyre që grumbullohet për herë të parë me ekipin edhe futbollisti i Hudersfilld, Flored Hadërgjonaj që luan në Premier Ligë. Hadërgjonaj e mori pasaportën kosovare disa javë më parë dhe largohet kështu nga përfaqësuesja zvicerane, ku ishte aktivizuar në ekipet e moshave deri në U-21.

Përveç Hadërgjonajt, risi në këtë grumbullim të skuadrës së Kosovës janë edhe Ibrahim Dresheviç, që luan për Herenvenin në Holandë, Anel Rashkaj, që luan për Eskilstunan, Ylldren Ibrahimaj, që luan për Viking në Suedi.

Gjatë muajit qershor, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje të vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian në Grupit A. Fillimisht, “Dardanët” do të përballen me Malin e Zi më 7 qershor në Podgoricë, ndërsa tre ditë më vonë do ta vizitojnë Bullgarinë në Sofje. Kosova është në grupin eliminatore bashkë me Anglinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe me Republikën Çeke. Deri më tani ekipi kosovar ka vetëm 1 pikë në një ndeshje të luajtur, falë barazimit të marrë në Prishtinë me Bullgarinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë