Politike

Kosova pranoi planin e BE, Rama: Më mirë vonë se kurrë! Koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të zhvilluar një ditë më parë në Bruksel.

Përmes një postimi në platformën X, Rama shprehet se Kosova tashmë është në një pozicion më të mirë, pasi ka pranuar propozimin e Bashkimit Europian. Sipas tij, tani është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë.

“Urtësia e popullit shqiptar dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se "më mirë vonë se sa kurrë". Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.

Është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë që është pranuar dhe rënë dakord duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”, shkroi Rama.

Ai gjithashtu u bëri thirrje partnerëve perëndimorë që të ruajnë këtë vrull dhe të shtyjnë përpara drejt një përparimi përfundimtar.

“Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës. Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë