Ekonomi

Kosova paketë të re mbështetëse 182 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, gjatë një takimi virtual të zhvilluar me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, ka kërkuar që anëtarët e këtij Këshilli të dakordohen për paketën e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumën prej 182 milionë eurove.

Po ashtu dhe për një listë të reformave për një paketë të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm

“Përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë COVID-19, Qeveria megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.”- ka thënë ai.

Hoti ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë i janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë