Kosova

Kosova miraton projektligjin e Buxhetit prej 2.7 miliardë euro për vitin 2022

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transferë ka miratuar në parim Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, para komisionit ka treguar se projektbuxheti parashihet të jetë mbi 2.7 miliardë euro.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar Projektbuxhetin për vitin 2022, i cili parashihet të jetë mbi 2.7 miliardë euro.

Murati gjatë shqyrtimit të këtij Projektligji në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer duke treguar për mënyrën e mbushjes dhe ndarjes së buxhetit, ka thënë se përveç rritjes së buxhetit për disa dikastere, është paraparë vazhdimi i Programit të Ringjalljes Ekonomike përkundër faktit që deri diku ekonomia është rikoperuar.

“Ky Projektligj parasheh mbi 2 miliardë euro si shpenzime kurse të hyra janë mbi 2 miliardë euro. Kemi një ngadalësim lidhur më deficitin. Risi në këtë Projektligj parashihen përveç rritjes në disa dikastere ka edhe vazhdimin e ringjalljes ekonomike”, tha Murati.

Në anën tjetër opozita ka pasur kritika për Projektbuxhetin, për çka kanë thënë se nuk është zhvillimor.

Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka pasur vërejtje për Projektbuxhetin, të cilin e quajti jo zhvillimor dhe pa vizion. Lushtaku po ashtu ngriti edhe çështjen e rritjes së borxhit publik dhe manipulimi siç tha ai me shifra për rritje ekonomike.

“Ky Projektligj le shumë për të dëshiruar. Ka disa lëshime teknike. Qeveria thotë se ka ma pak ministri, por ju në tabela keni figura edhe ministritë që s’janë funksionale”, tha Lushtaku.

Derisa për këtë ka reaguar ministri Murati duke ka thënë se me anë të këtij Projektbuxheti ka një rënie të borxhit publik nga 32 për qind në 27 për qind.

Sa i përket rritjes ekonomike, Murati tha se rritja reale do të jetë 9.9 përqind derisa ajo nominale 12 për qind.

Deputeti Avdullah Hoti nga LDK-ja ngriti çështjen e shkurtimit të buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, dhe ka pyetur ministrin Murati se a është buxhetuar Ligji për Pagat.

Për këtë ai mori përgjigje nga Murati, se nëse miratohet ky Ligj do të mbulojnë me anë të mjeteve nga siç tha ai kontigjenca me 55 milionë euro.

Ish-ministri i Financave, Hoti ka kërkuar përgjegjësi edhe për projektet kapitale rrugore, atë për Podujevë, Gjilan dhe për Tetovë.

Deputeti Pal Lekaj nga AAK kritikoi ministrin Murati për mos përfshirjen e Ligjit të Pagave dhe shkurtimin e buxhetit disa dikastere siç tha ai me rëndësi. Lekaj po ashtu tha se me këtë buxhet nuk janë paraparë edhe zgjedhjet parlamentare të mundshme për vitin 2022.

Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë

Ai përmendi se në shumicën e ministrive ka shkurtime buxhetore, ndërsa për RTK-në 2.2 milionë euro më pak. Ministri Murati për çështjen e buxhetit të RTK-së tha se rreth 100 punonjës në këtë medium publik marrin paga më shumë se paga e një ministri.

Në fund të muajit të kaluar Qeveria e Kosovës ka miratuar Buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro. Me buxhetin e miratuar, 100 milionë euro janë ndarë për ushtrinë, kurse 40 milionë euro për ndërmarrjet publike Trepça dhe Telekomi i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se “këso buxheti s’ka pasur kurrë Kosova”.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet mbi 100 milionë euro, apo 1.3% të Bruto Produktit Vendor. Synimi është që brenda mandatit ta sjellim në 2% të Bruto Produktit Vendor, aq sa kërkon standardi i NATO-s. Nga kursimet në paga që ka bërë menaxhmenti i ri i Agjencisë të Kosovës për Privatizim, na është mundësuar që ato mjete t’i riorientojmë në Ushtri e si rezultat do të rekrutojmë 840 ushtarë të rinj drejt përmbushjes së objektivave të tranzicionit”.

Në buxhet janë paraparë 2000 bursa për studentët më të mirë. 35 milionë, shtesa për skemat pensionale. 24 milionë për barna esenciale. 2 milionë për Luginën e Preshevës. 50 milionë, shlyerje borxheve. 70 milionë, mbështetje për bujqit. 10 milionë, blerje e ambasadave. 40 milionë për prodhuesit vendor. 20 milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë