Kosova

Kosova merr 3.500 doza Pfizer si donacion nga BE

Kosova ka marrë 3.500 doza vaksina BioNTech Pfizer si donacion nga BE-ja të hënën e 10 majit.  

Javën e kaluar  BE-ja dërgoi 4.000 doza të së njëjtës vaksinë në Kosovë dhe gjithsej për të ka ndarë 95.000 të cilat do të shpërndahen gradualisht.

Kosova është vendi i vetëm në Europë që nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për të blerë vaksina. Në fund të majit, kur nisi vaksinimi, nisi me 24.000 dozat AstraZeneca të përfituara nga programi Covax i OBSH-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë