Kosova do të mbyllë shkollat për një muaj, nga data 18 dhjetor deri më 18 janar. E ka pohuar Kryeministri Avdullah Hoti në një konference shtypi, ku ka folur për situatën e përballimit të COVID-19.
“Gjendja është mjaft serioze, por nën kontroll. Institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e tyre. Ky gjysmëvjetor shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor dhe i lus shkollat dhe komunat t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do hapen me 18 janar, një muaj do të jetë pushim dimëror.
Gjatë këtyre dy javëve të masave është stabilizuar numri i të infektuarve. Numri i të shëruarve është më i madh se ai i të prekurve. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK, e kemi vendosur nën kontroll pandeminë. IKSHPK dhe SHSKUK kanë punuar shumë për të siguruar vaksinën anti-COVID. Po punojmë në disa fronte, kemi kapacitetet dhe nuk kemi probleme për furnizim me të gjitha barnat”, - ka theksuar Hoti mes të tjerash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.