Kosova

Kosova mban sekret planin franko-gjerman

Plani franko-gjerman për zgjidhjen e konflikteve dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet sekret. Të paktën kështu është zotimi i Prishtinës zyrtare i bërë publik nga kryediplomatja Donika Gërvalla.

Një ndër arsyet se nuk bëhet publik ai plan, sipas kryediplomates lidhet me kërkesën e faktorit ndërkombëtar.

“Detyra ime si ministre e Punëve të Jashtme së bashku me kolegët në qeveri dhe presidentët është që në procesin e negocimit të kushteve të jemi serioz dhe të përpiqemi në çdo hap që zgjidhja finale është vetëm njohja reciproke dhe asgjë tjetër…Ju e dini se me planin franko-gjerman me kërkesë të partnerëve tanë na është lutur që të trajtojmë në mënyrë konfidenciale, unë nuk do të thyejë atë konfidencialitet, pasi ju takon autorëve të prezantojnë planin e tyre ose të merremi vesh që ne të flasim për atë”, tha ajo.

Këto komente ministrja Gërvalla i bëri pas raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Plani franko-gjerman shihet si një projekt për uljen në një tryezë të udhëheqësve politik mes Kosovës dhe Beogradit. Ai plan është cilësuar si bazë e mirë nga kryeministri Albin Kurti, i cili pas paktit për targat, kërkon që nisin bisedimet për normalizimin e marrëdhëvenieve ndërmjet dy shteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë