Lojëra me Dore

Kosova është zemra e Serbisë! Gjokoviç rrezikon dënim për mesazhin politik

Gazeta Si – Novak Gjokoviç ka debutuar me fitore në Roland Garros, por gjithë vëmendjen e ka marrë mesazhi i tij politik, që mund t’i sjellë pasoja. Serbi shkroi në një kamer televizive: 'Kosova është zemra e Serbisë! Stop dhunës'. Një reagim në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova e shpalli Pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, por jo nga Serbia. Gjokoviç ka postuar sloganin politik edhe për ndjekësit e tij në Instagram.

Momenti kur Gjokoviç shkruan mesazhin ne kamera. Gazeta Si, 29 maj 2023

“Si serb, më dhemb kjo që po ndodh në Kosovë, njerëzit tanë janë dëbuar nga komunat. E ndjej përgjegjësinë si personazh publik për të treguar mbështetje dhe veçanërisht e ndjej si biri i një njeriu që ka lindur në Kosovë. Është më e pakta që mund të bëj.

Ndjej obligim të tregoj përkrahje për popullin tonë dhe gjithë Serbinë. Kam dëgjuar se ka pasur shumë kritika në rrjetet sociale, nuk e di nëse dikush do të më dënojë, por do ta bëja sërish. Jam kundër luftërave dhe konflikteve të çdo lloji. Kosova është vatra jonë, kalaja jonë. Ka shumë arsye pse e kam shkruar këtë", - ka thënë Gjokoviç.

Tani pritet se çfarë vendimi do të marrin organizatorët e turneut në Francës, apo dhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit, sepse mesazhet politike janë të ndaluara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë