Kosova

Kosova do të konfiskojë pasuritë e pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës ka miratuar zyrtarisht draftit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili parashikon ngritjen e një mekanizmi të ri ligjor për këtë çështje duke lejuar shtetin të bllokojë të gjitha aseset e pajustifikueshme.

"Derisa procesi i Vettingut në drejtësi të realizohet, ne duhet të veprojmë, prandaj po sjellim një ligj të ri, i cili heq të gjitha pengesat për luftimin e kriminalitetit", deklaroi kryeministri Albin Kurti mëngjesin e sotëm.

Sipas Kurtit, disa shtete të Bashkimit Europian, si Irlanda, Sllovenia, Gjermania, si dhe Italia, por edhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë zgjidhje të ngjashme.

Drafti i hap rrugën krijimit të mundësisë së konfiskimit të pasurisë së paligjshme pa një aktgjykim dënues, me procedurë civile e cila mund të iniciohet edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues.

Kjo hap rrugën që pas konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ndaj personit të dyshuar të ngrihet aktakuzë në fushën penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë