Ngjarje

Kosova anulon fluturimet nga Italia e Veriut

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se do të anulohen të gjitha fluturimet që vijnë nga Italia e Veriut, zona e prekur më së shumti nga koronavirusi i ri.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Ministri shkroi se ky ka qenë një rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, për shkak të vendimit  që mori qeveria italiane gjatë ditës së sotme.

“Fluturimet janë ndërprerë. Ndjejmë keqardhje për masat e marra – por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë. Jam në kontakt të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Vitia dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca për të koordinuar kontrollin ne Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë”, ka shkruar më tej Abdixhiku.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157168122752759

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë