Sociale

Korrigjimi i testeve të maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

Në komunikimin e radhës drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka dhënë detaje  për korrigjimin e provimeve të testit të maturës.

Vrapo deklaroi se korrigjimi do të behet në mënyrë digjitale, duke qenë se testi është i organizuar vetëm me pyetje me alternativa.

 “Nxënësit, pasi të kenë përfunduar përgjigjet në test, duhet që t’i hedhin në fletë-përgjigje. Më pas, kjo fletë-përgjigje do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe do të procesohet përmes skanerëve. Kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, besueshmëria e korrigjimit është maksimale dhe sigurisht edhe dalja e rezultateve në kohën e duhur. Sërish, bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar,”  thotë Vrapi.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/2660331730910774/

Ndër të tjera Vrapi deklaroi se në datën 1 korrik, QSHA do të fillojë procesi i printimit të diplomave të Maturës Shtetërore, i cili do të jetë në dy faza. Në fazën e parë, do të printohen diplomat për të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit. Ndërsa ditët në vijim, do të mbyllet edhe procesi për pjesën tjetër të maturantëve.

“Më datë 1 korrik, maturantët të cilët do të studiojnë jashtë, do të kenë në dorë diplomën e Maturës Shtetërore,” shtoi  drejtoresha e QSHA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë