Ngjarje

Koronavirusi zbret edhe në Jug. Conte fajëson spitalin për shpërthimin e epidemisë

Shpërthimi i koronavirusit është përhapur edhe në Italinë e Jugut, duke vënë në gatishmëri të gjitha spitalet në vendin fqinj.

Një biznesmen 60-vjeçar nga Firence, i cili është kthyer nga Singapori, është shtruar në spital në Ponte pasi rezultoi i infektuar. Po ashtu në izolim është vendosut edhe një turist nga Bergamo që kishte shkuar për disa ditë në Palermo

Numri i viktimave deri tani është 11, 9 në Lombardi dhe 2 në Veneto, ndërsa i të prekurve ka arritur në 343. 240 raste janë regjistruar në Lombardi, 43 raste në Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Jug. Një mjek italian që ndodhej me pushime në Tenerife ka rezultuar gjithashtu pozitiv.

Shtatë persona që humbën jetën ishin ose të moshuar ose vuanin nga një sëmundje tjetër. Viktmat janë një burrë 78-vjeçar nga Padova, një 77-vjeçar nga Casalpusterlengo, një grua e moshuar nga Kremona, një 84 vjeçar nga Bergamo, një 88 vjeçar nga Codogno, një 80 vjeçar nga Castiglione d’Adda dhe një 62 vjeçare nga Castiglione d’Adda, i cili është edhe viktima në moshë më të re që ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Masat e aktivizuara nga autoritetet përfshijnë mbi 50 mijë njerëz në 11 bashki në Itali në rajonin verior, që janë në gjendje karantine, ku janë pezulluare eventet publike dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë. Kryeministri Conte është shprehur se shpërthimi i virusit në Itali ka ardhur sepse një spital nuk ka ndjekur protokollet e parashikuara duke sjellë epideminë.

Lombardia, Veneto dhe rajonet e tjera të përfshira kanë parashikuar mbylljen e shkollave dhe pezullimin e demonstratave dhe ngjarjeve publike. Pastaj në të ashtuquajturat zonat e kuqe, ato të shpërthimeve të virusit, qytetarët nuk mund të hyjnë dhe nuk mund të dalin.
Qeveria ka urdhëruar të gjitha ndërmarrjet t’i urdhërojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia.

Organizata Botërore e Shëndetësise tha se bota duhet të bëjë më shumë për t'u përgatitur për një pandemi të mundshme globale. OBSH-ja tha se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por shtoi se bota "duhet të jenë e përgatitur".

Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet në shumë pjesë të botës njëkohësisht.

Në Kinë tashmë janë 77,000 njerëz të prekur nga ky koronavirus, ndërsa rreth 2,600 pacientë kanë vdekur. Koronavirusi është përhapur edhe në rreth 30 vende të tjera të botës, por në Europë, Italia ka numrin më të madh të rasteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë