Ngjarje

Nga se vuanin viktimat në Itali

Ngjan sikur, koronavirusi i ri ka përkeqësuar gjendjen e pacientëve që ishin të infektuar nga sëmundje të mëparshme, që gjenden më situata tashmë jo të mira shëndetësore.

Kjo sjellje e koronavirusit në Itali është në linjë me studimet e rsateve kineze të evidentuara deri më sot, që tregojnë se si rreziku i vdekjes rritet me rritjen e moshës së pacientit.

Në fakt, sipas një kërkimi të udhëhequr nga”Centres for diseases control” në Kinë, rreziku i vdekjes shkon në 14,8% për pacientët mbi 80 vjeç, teksa mbetet në 0,2% për të sëmurët deri në 40 vjeç. Përpos kësaj, nuk janë regjistruar vdekje për të miturit 10 vjeçar.

Por mundësia që virusi të jetë vdekjeprurës rritet edhe me shfaqjen e patologjive të tjera. Në fakt, mundësitë e vdekjes rriten në 10,5% nëse personi që merr virusin shfaq edhe shqetësime kardiovaskulare, në 7,3% nëse është diabetik dhe në 6,3% nëse shfaq edhe sëmundje respiratore kronike. Po ashtu edhe hipertensioni ndikon në rritjen e vdekshmërisë në 6% dhe kanceri në 5,6%. Kurse për ata që nuk kanë patologji të shfaqura, rreziku i vdekshmërisë prej koronavirusit zbret në 0,9%.

Edhe rastet e vdekjeve në Itali konfirmojnë këtë tendencë. Në fakt, viktima e parë që gjeti vdekjen për shkak të Covid-19 ishte një pacient nga Veneto 78 vjeç. Burri ishte tashmë i shtruar prej 10 ditësh, për patologji të ndryshme. Personi i dytë i vdekur në Itali ishte një grua 75 vjeç, që kishte shkuar në spitalin e Codogno për një krizë respiratore, por që bartte edhe patologji të tjera.

Viktima e tretë ishte një grua 68 vjeçe, e vdekur dje, por e shtruar nga 18 shkurti në repartin e onkologjisë dhe ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit pas vdekjes.

I njëjti diskurs vlen edhe për tre viktimat e fundit, të bërë me dije: një burrë 78 vjeç, me patologji të tjera, një 88 vjeç, për të cilin ende nuk dihen kushtet shëndetëosre të mëparshme dhe një 80 vjeç i shtruar për infarkt. Në mbrëmje ka mbërritur edhe një grua e konfirmuar si viktima e shtatë: një 62 vjeçare që, "sapo kishte bërë dializë dhe ishte me patologji kronike". Për momentin, nëse bazohemi tek informacionet e deritanishme, duket që viktimat italiane të koronavirusit janë në radhët e personave të moshuar dhe me patologji të mëparshme./ilgiornale/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë