Sociale

Koronavirusi vret edhe pacienten 52-vjeçare nga Vlora

Shkon në nëntë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në mbrëmjen e së premtes ndërroi jetë në spitalin Infektiv pacientja 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.
52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.
Deri tani në Shqipëri janë 182 të infektuar, disa prej të cilëve ndodhen në terapi intensive në repartin e Infektivit në QSUT. Fatmirësisht 31 persona janë shëruar , ndërsa janë testuar 1246 raste të dyshuara. Në 16 qytete ka raste të prekur nga Covid-19 në janë prekur, ku Tirana ka numri më të lartë, e ndjekur nga Fieri, Korça dhe Durrësi.


Viktimat me koronavirus në Shqipëri
11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi
18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja
22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova
23 mars ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja
24 mars ndërroi jetë një 49-vjeçar nga Tirana
25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana
26 mars ndërroi jetë një 85-vjeçare nga Tirana
27 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Fieri
27 mars ndërroi jetë një 52-vjeçare nga Vlora


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë