Sociale

Shehu propozon një metodë të re testimi pa tampon

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu propozon aplikimin e një metode të re testimi për koronarivusin e ri Covid-19. Sipas tij, një gjë e tillë është tërësisht e mundur, madje duke ulur kostot për kryerjen e analizave, në të gjithë vendin, duke shmangur kështu edhe faktin që barrën ta mbajë Tirana e vetme.

"Kolege, menaxherë të tyre, ju mund të jeni “pionierët” e depistimit horizontal; për këtë ju mund të bëheni iniciatorët e futjes së metodave të tjera të diagnostikimit të thjeshta edhe jashtë “tamponeve”, të shpejta, të lira, që mund t’i realizoni në të gjithë territorin, me më pak përpjekje e investim fillestar. Në radhë të parë e kam fjalën per metodat imunokromatografike, për të cilat sot po flitet shumë. Mjaft vende po i aplikojnë masivisht me sukses e kosto shumë të ulët, të tjerë po i studiojnë me shpejtësi, edhe për të përcaktuar imunizimin e popullsisë më tej", shprehet Shehu.

Sipas tij, edhe kjo metodë nuk mund të realizojë objektivat e një kërkimi horizontal, nqs përsëri nëse ”tamponi” do të ngelë monopol vetëm i Tiranës.

"Suksesi strategjik i saj apo cilësdo metode tjetër të nesërme, kërkon involvimin e të gjithë juve në të gjithë Shqipërinë pa pritur ”fermane zyrtare”. Vetëm kështu do të detyrohet shteti “të zgjohet”, t'ju ndjekë dhe detyrimisht t'ju rimbursojë", thekson ish-deputeti PD-së, Shehu i cili me profesionin është mjek.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë