Pasi vendi ynë konfirmoi dy rastet e para nga koronavirusi, lajmi këtë të hënë ka nxitur njerëzit të blejnë më shumë ushqime dhe mallra të tjera se zakonisht. Kjo është vënë re thuajse në çdo supermaket të kryeqytetit por edhe qyteteve të tjera të mëdha të vendit.
Ndërsa qeveria mori masa për pezullimin e shkollave, aktiviteteve publike etj, qytetarët nga ana e tyre duket se kanë vazhduar të marrin disa masa paraprake.
Një ndër masat është sigurimi i ushqimit dhe në këtë foto të siguruara nga Gazeta “Si”, shihen njerëzit nëpër supermarkete, ndryshe nga ditët e zakonshme. Kjo duket si një “nxitje” e parë për të përballuar një rrezik të mundshëm.
Dy të infektuarit në vendin tonë janë babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, me origjinë nga Puka por banues në Tiranë në rrugën “Irfan Tomini”.
Djali ka udhëtuar nga Firence dhe hyri nga Veriu i Shqipërisë, i cili më pas infektoi edhe babain e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
























