Sociale

Koronavirusi ndal edhe Rusinë. Putin: Qëndroni në shtëpi për një javë

Bllokim i vendit nga 28 marsi në 5 prill për të përmbajtur epideminë

Rusia “ia ka dalë të përmbajë koronavirusin” deri më tani, por vendi nuk është në gjendje të “bllokojë” tërësisht kërcënimin prej tij. Kështu u shpreh Vladimir Putin duke i folur kombit dhe nënvizuar që tani është “imperativ” respektimi i rregullave të lëshuara nga  autoritetet.

Për të përmbajtur epideminë, bëri me dije Putin, do të jetë “një javë bllokim” i aktiviteteve “jo thelbësore” nga 28 marsi në 5 prill. “Qëndroni në shtëpi”, tha Putin në televizion.

“Tani është ekstremisht e rëndësishme të paranadalohet kërcënimi i përhapjes së shpejtë të sëmundjes, prandaj java e ardhshme do të jetë një javë pushim dhe do të parashikohet dhënia e pagës,"shtoi ai. Dhe pastaj: “Të gjitha rekomandimet duhet të ndiqen, ne duhet të mbrojmë veten dhe ata që janë pranë nesh. Më besoni, gjëja më e sigurt për momentin është të qëndroni në shtëpi “.

Presidenti rus saktësoi se bllokimi nuk do të zbatohet për disa sektorë kryesorë të vendit, siç janë punonjësit e shëndetit, transporti, bankat dhe disa degë të administratës publike. Putini u kërkoi punëdhënësve që të mos të rritnin papunësinë dhe premtoi një paketë ndihme, veçanërisht e dedikuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë