Lajme

Koronavirusi, Maqedonia konfirmon rastin e parë

Maqedonia e Veriut bëhet vendi i radhës që pranon zyrtarisht se është prekur nga koronavirusi. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Venko Filipçe tha se pozitive pas analizave ka rezultuar një shtetase maqedonase që sapo ishte kthyer në Maqedoni nga Italia.

Ministri shtoi gjithashtu se pacientja është shtruar në Klinikën Infektive dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mediave maqedonase, gruaja ka qëndruar në Itali për rreth një muaj, por atje nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit, ndërsa ministri Filipçe bëri thirrje për qetësi dhe siguroi qytetarët se nuk ka nevojë për panik.

Më herët, rastet më koronavirus njoftuan Greqia dhe Kroacia, ndërkohë që të paprekura, të paktën ende jo zyrtarisht në Ballkan mbeten Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë