Sociale

Koronavirusi, AKU gjoba 100 mijë lekë për mungesë dezinfektantësh e produkte të pambuluara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në 24 orët e fundit ka vendosur 2 gjoba në shumën e 100 mijë lekëve subjekteve që nuk kishin marra masa për tu ruajtur nga Covid-19.  

AKU thotë se vijon rrefullisht monitorimet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore.

Gjatë ditës së sotme AKU raporton 98 monitorime dhe kontrolle zyrtare, 2 masa administrative "gjobë" me vlerë 100 mijë lekë (produkte të pambuluara, mungesë dezinfektantësh etj).

AKU thekson se tolerance do të jetë zero për çdo shkelje dhe tentativë abuzimi si dhe bashkëpunim për këdo që zbaton ligjin dhe masat e marra për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë