Sociale

Përqindja e pozitivitetit 10.5/ 238 raste të reja dhe 7 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 238 raste të reja infektimesh me koronavirus nga 2.684 testime të kryera gjithsej. Përqindja e pozitivitetit rezulton 10.5.

Për fat të keq, 7 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-72 vjeç.

Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale, po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara, janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore        238

Të shëruar në 24 orë     517

Të shtruar në spitale      221

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                2684

Testime totale            589,607

Raste pozitive             128,393

Raste të shëruara        97,723

Raste Aktive                 28,353

Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19959

Fier      2483

Durrës  1195

Gjirokastër  1202

Shkodër  1015

Korçë   738

Vlorë     646

Kukës    323

Dibër    347

Elbasan  255

Berat    88

Lezhë     102


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë