Sociale

Koronavirus/ AKU: Perimet dhe fruta të ekspozohen në tezga të mbuluara me qese

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit i ka bërë thirrje  që subjektet të merrnin masa të menjëhershme për mbulimin e produkteve fruta-perime dhe shërbimin e tyre vetëm nëpërmjet kapjes me dorashka. Këtyre masa që merren në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit sipas AKU-së, i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm subjektesh të cilët e kanë vënë në zbatim. "Vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 134 monitorime dhe kontrolle zyrtare në subjekte të ndryshme si furra buke, markete, supermarkete, njesi tregtimi fruta-perime, njesi tregtimi mishi etj., ku theksi vihet pandalim tek forcimi dhe zbatimi i masave rigoroze kundër përhapjes së COVID-19", thuhet në një njofitimin për media.

Trupat inspektuese të AKU-së sipas këtij institucioni janë çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, ndërgjegjësimin e subjekteve dhe të konsumatorëve, ashtu si edhe marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme për çdo rast abuzimi dhe tentative për shkeljen e ligjit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përgëzon subjektet që i janë përgjigjur thirrjes nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit si dhe i'u bën thirrje të gjitha subjekteve të tjera që në mënyrë të menjëhershme të vënë në zbatim masat e marra si dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me AKU-në për çdo paqartësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë