Tridhjetë mjek shqiptarë do të mbërrijnë sot, të shtunën pasdite në Itali për të mbështetur vendin fqinj në emergjencën Koronavirus, raporton e përditshmja Corriere della Sera.
Mjekët do të aterojnë në aeroportin e Romës këtë pasdite, por aktivitetin do ta kryejnë në të gjithë në Bergamo, qyteti më i goditur prej virusit të ri, ku do të transferohen për një muaj.
Mbërritja e personelit sanitar është fryt i një bisedimi të ditës së premte mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm Italian Luigi Di Maio e ndjek linjën solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare – siç ka ndodhur tashmë me Kinën dhe Rusinë, për shembull – për të dalë nga faza kritike në të cilën ndodhet shteti fqinj.
Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga shteti shqiptar.
Kryeministri Rama, sipas burimeve pranë tij, ka thënë se “nuk mund të shihte Italinë në këtë vështirësi” dhe ka folur për ndihma sepse “ata e duan Italinë”.
“Mjekët shpëtojnë jetë dhe në këtë moment si Vend po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta”, ka komentuar Di Maio që do të shkojë në aeroport për ti dhënë mirëseardhjen mjekëve shqiptarë./corriere/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




