Ngjarje

Koronavirus, 30 mjekë shqiptarë drejt Bergamos. Marrëveshje Di Maio – Rama

Mbërritja është planifikuar për sot, të shtunën pasdite. Do ti mirëpresë Ministri i Punëve të Jashtme. Do të qëndrojnë një muaj dhe do të paguhen nga shteti shqiptar

Tridhjetë mjek shqiptarë do të mbërrijnë sot, të shtunën pasdite në Itali për të mbështetur vendin fqinj në emergjencën Koronavirus, raporton e përditshmja Corriere della Sera.

Mjekët do të aterojnë në aeroportin e Romës këtë pasdite, por aktivitetin do ta kryejnë në të gjithë në Bergamo, qyteti më i goditur prej virusit të ri, ku do të transferohen për një muaj.

Mbërritja e personelit sanitar është fryt i një bisedimi të ditës së premte mes kryeministrit Edi Rama dhe  ministrit të jashtëm Italian Luigi Di Maio e ndjek linjën solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare – siç ka ndodhur tashmë me Kinën dhe Rusinë, për shembull – për të dalë nga faza kritike në të cilën ndodhet shteti fqinj.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj  dhe do të paguhen nga shteti shqiptar.

Kryeministri Rama, sipas burimeve pranë tij, ka thënë se “nuk mund të shihte Italinë në këtë vështirësi” dhe ka folur për ndihma sepse “ata e duan Italinë”.

“Mjekët shpëtojnë jetë dhe në këtë moment  si Vend po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta”, ka komentuar Di Maio që do të shkojë në aeroport për ti dhënë mirëseardhjen mjekëve shqiptarë./corriere/

Më Shumë