Shendet

Koronarovirusi vendos 30 milionë vetë nën shtetrrethim

Koronarovirusi i ri që vjen nga Kina ka shkaktuar sot mbylljen e dy qyteteve të tjera kinezë, me gjithsej rreth 30 milionë banorë, por alarm ka edhe në Europë për shkak të afrimit të vitit të ri kinez, që përkon me lëvizje të mëdha dhe udhëtime jashtë vendit.

Përveç Wuhanit, qytezës nga ku u shfaq virusi, edhe dy qytete të tjera kineze janë vendosur sot në shtetrrethim nga qeveria ditën e enjte, pasi autoritetet në qytetin e Macau mbyllën hyrjen dhe daljet e qytetit. Po ashtu edhe autoritetet në Huanggang, një qytet me 7.5 milionë banorë, thanë se nuk do të lejojnë trenat dhe autobusët të dilnin jashtë qytetit. Po ashtu autoritetet njoftua se do të mbyllnin sistemin e transportit publik. Ezhou, një qytet tjetër fqinj me rreth më shumë se një milion banorë, tha se do të miratojë kufizime të ngjashme.

Huanggang është rreth 35 milje në lindje të Wuhan, qytetit me 11 milionë banorë nga ku kishte origjinën koronavirusi i ri që shkakton pneumoni. Wuhan ishte i pari që ndaloi trenat dhe fluturimet dalëse dhe mbylli sistemin e transportit publik.

Bashkia e Huanggang, në një deklaratë në faqen e saj të internetit, gjithashtu tha se kinematë, kafenetë në internet dhe objektet e tjera argëtuese dhe kulturore në qendrën e qytetit do të mbyllen për një periudhë të pacaktuar. Duke filluar nga e enjtja, pushteti vendor tha se do të inspektojë çdo person dhe makinë që hyn dhe del nga qendra e qytetit.

Wuhan, Gazeta Si, 2020

Numri i përgjithshëm i prekurëve nga virusit në Kinë tani është 634 persona ndërkohë që numri i të vdekurve mbetet në 17. Në këto kushte, Bashkimi Europian pritet të ndalojë fluturimet për në Kinë, nëse situata del jashtë kontrollit.

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) ka publikuar një vlerësim të ri të rrezikut mbi koronavirusin e ri dhe rrezikun për udhëtarët evuopianë në Kinë dhe Wuhan. Raporti paralajmëron të shmangen festimet e ardhshme të Vitit të Ri Kinez në fund të janarit, të cilat priten të sjellin rritjen e udhëtimee për në nga Kina dhe brenda Kinës, duke rritur kështu mundësinë e mbërritjes së këtij virusi për në BE të rasteve të mundshme."

Sipas një zyrtari të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), virusi përhapet më lehtë nga një person në person sesa mendohej më parë,

“Tani ne po shohim se virusi që gjendet tek brezi i dytë dhe e tretë përhapet po aq lehtë,” tha Dr. David Heymann, kryetari i një komiteti të OBSH-së që po mbledh të dhëna për virusin.

Brezi i tretë do të thotë se personi i parë që e merr virusin nga kafshën në treg në Wuhan, Kinë, përhap virusin tek dikush tjetër, i cili më pas e përhap atë tek një person i tretë.

"Virusi fillimisht u përhap vetëm nga kontakti shumë i ngushtë që zakonisht do të ndodhte brenda një familje, të tilla si përqafimi, puthja ose enëve", tha Heymann. “Por provat po grumbullohen që tregojnë se kontakti më i largët mund të përhap virusin, siç është nëse një person i sëmurë do të teshtijë ose kollitet pranë fytyrës së dikujt tjetër”.

Por sa efektive është strategjia e Kinës për vendosjen e qyteteve në shtetrrethim apo karantina?

Kinë, tre qytete në shtetrrethim nga virusi! Gazeta Si, 2020

Tom Inglesby, drejtor i Qendrës për Sigurinë Shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg, tha se "përpjekjet për krijimin e karantinave në shkallë të gjerë në të kaluarën nuk kanë qenë të suksesshme për të ndaluar shpërthimet e epidemive."

Autoritetet kineze kanë sugjeruar që koronavirusi po përhapet midis njerëzve kryesisht përmes kollitjes, puthjeve ose pështymës. Deri më tani ai është përhapur në të gjithë Kinën dhe në SHBA, Japoni, Korenë e Jugut dhe Tajlandë.

Të enjten, autoritetet kineze të shëndetit thanë që koronavirusi kishte arritur në qoshet verilindore dhe veriperëndimore të Kinës, përfshirë provincat e Heilongjiang, e cila kufizohet me Rusinë, dhe Xinjiang, rajoni me shumicë myslimane që kufizon Kazakistanin. Provinca Jilin, në verilindje të vendit, dhe provinca Jiangsu, e cila ndodhet në veri të Shangait, gjithashtu raportuan rastet e tyre të para.

Qeveria e Hong Kong konfirmoi dy rastet e para të koronavirusit të ri të enjten dhe tha se disa njerëz që kishin qenë në kontakt të ngushtë me ta ishin izoluar në një nga qendrat që qeveria ka ngritur në qytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë