Katar 2022

Koreja e Jugut befasia e radhës. Uruguaji digjet për një gol, akuza gjykimit

Gazeta Si – Një gol i shënuar në minutën e parë shtesë i dha Koresë së Jugut fitoren 2-1 ndaj Portugalisë dhe njëkohësisht kualfikimin. Një tjetër befasi e Katar 2022, pasi aziatikët kishin më pak shanse të kalonin më tej.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bento mundi me përmbysje Ronaldon me shokë. Rikardo Horta kaloi portugezët në avantazh pas 5 minutash, por koreanët barazuan me Joung-Guon. Në pjesën e dytë luzitanët shpërdoruan disa raste dhe në shtesë u ndëshkuan nga He-Çan. Fitorja vlen vendin e dytë në grup për koreanët, pas Portugalisë.

Dopieta e Arraskaetës nuk i mjaftoi Uruguajit. Pikë të barabarta (4) dhe golaverazh të barabartë (4-4 dhe 2-2), por Koreja e Jugut është kualifikuar për numrin më të lartë të golave të shënuar. Një fitore e hidhur për amerikano-jugorët, që janë djegur vetëm për një gol.

Arraskaeta shënoi 2 gola për 6 minuta, pasi Ajeu humbi një penallti, që u prit nga portieri i Uruguajit, Roshet. Fatale për djemtë e Alfaros rezultoi fitorja 2-1 e Koresë së Jugut ndaj Portugalisë.

Nga ana e lojtarëve të Uruguajit pati shumë protesta, sidomos në fund të ndeshjes, ndaj arbitrit gjerman Siebert. Në tre raste Suarez me shokë kërkuan penallti, një herë arbitri shkoi edhe te VAR-i, por vendosi të vazhdonte lojën. Të paktën dy raste ishin shumë të dyshimta dhe Uruguaji mund të kishte fituar penalltinë që mund t’i jepte golin e kualifikimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë