Treguesi i ndjesisë ekonomike ka rënë me 0.2% gjatë marsit 2022, duke vijuar rënien për të tretin muaj të vitit. Rënia u përcaktua nga ulja e besimit të konsumatorëve dhe bizneset e tregtisë për të ardhmen. Ndërsa, bizneset në ndërtim, shërbime dhe industri janë shfaqur më pozitivë.
Sipas Vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, besimi i konsumatorëve ra me 6.7%, niveli më i ulët që nga ai pas pandemisë. Kjo u ndikua nga pritjet për situatën ekonomike dhe financiare si edhe pritjet për rritje të mëtejshme të çmimeve të konsumit.
Treguesi i besimit në Industri ra me 1.5% gjatë marsit. Kjo ka ndodhur për shkak të ecurisë jopozitive të bizneseve në këtë sektor dhe pritshmëritë negative për nivelin e punësimit. Tregtarët, po ashtu, presin rritje të çmimeve përsëri.
Besimi në bizneset e shërbimet është rritur me 0.7%, lidhur me ecurinë aktuale të tyre, por edhe me kërkesën në rritje. Çmimet do të vazhdojnë ngritjen, sipas bizneseve në shërbime.
Besimi i bizneseve në ndërtim shënoi rritje me 0.5% ku aktiviteti u përmirësua, por kërkesat ranë. Pritjet për çmimet që bizneset e ndërtimit do të vendosin në të ardhmen u rritën në muajin mars.
Treguesi i besimit në Industri pësoi rritjen më të lartë me 2.2%, ndikuar nga kërkesa në rritje, por eksporti raportohet në rënie. Edhe për këto biznese, çmimet pritet të rriten.
Nga ana tjetër, treguesi i gjendjes financiare të bizneseve u përmirësua për sektorët e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve, ndërsa përkeqësim të këtij treguesi shënoi vetëm sektori i tregtisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.