Treg

Konkurrenca nis hetim për rritjen e çmimeve të dezinfektantëve, alkoolit dhe maskave

Në një kohë kur epidemia e koronavirusit konfirmon raste të reja infektimi çdo ditë në Shqipëri, kur masat drastike të qeverisë sa vijnë e ashpërsohen duke kufizuar edhe lëvizjen e kalimtarëve e frika e paniku ndaj armikut të padukshëm shtohet e përkujdesi ndaj higjenës gjithashtu për tu ruajtur sa më shumë nga mosinfektimi, produktet paramjekësore si dezifektantët nuk i gjen kollaj në treg.. Edhe kur i gjen, janë  me çmime të shumfishuara.

Këtë e konfirmon edhe Autoriteti i Konkurrencës, që nisur nga disa shqetësime në masmedia dhe ankesave të paraqitura pranë zyrave të saj mbi rritjen e çmimit të materialeve paramjekësore, ka realizuar një monitorim në këtë treg, i cili konsistoi në vlerësimin e sjelljes së ofruesve të këtyre produkteve në të gjitha nivelet e tregtimit (shumicë dhe pakicë).

Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezifektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilat kërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Nga verifikimi në terren është konstatuar se:

- tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë (rrjeti farmaceutik),

- rritje e pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve

(depo farmaceutike dhe rrjeti i farmacive).

Konkurrenca nga monitorimi vlerëson se ka shenja të arsyeshme të një sjelljeje të mundshme antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë në këto nivele tregtimi.

Prandaj Komisioni i Konkurrencës në bazë të ligjeve në fuqi ka vendsur:

1. Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore.

2. Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 31 maj 2020.

3. Raporti i hetimit paraprak duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se

2 (dy) muaj nga përfundimi i periudhës hetimore.

Në të njëjtën kohë, Konkurrenca ka vendosur  ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve që veprojnë në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë (importues, depo farmaceutike dhe farmaci) të materialeve paramjekësore, të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi.

b. Me qëllim shmangien e abuzimit në zinxhirin e tregtimit, detyrimin e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska.

c. Aplikimin e çmimeve të orientuara drejt kostos dhe publikimit e tyre në faqet zyrtare të internetit të ndërmarrjeve apo në kanalet e tjera të komunikimit.

2. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.

3. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (1) të këtij vendimi, ndërmarrjet që do të konstatohen në shkelje ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë