Konklava për zgjedhjen e papës së ri do të nisë nga 7 maji. Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të nivelit të lartë në Vatikan.
Data është vendosur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të kardinalëve në Vatikan, takimi i parë pas funeralit të Papa Françeskut. Sipas rregullores, 134 kardinalët me të drejtë zgjedhje mblidhen në Romë. Shumë do ta njohin njëri-tjetrin drejtpërdrejt në kongregacione.
Sa i përket strategjive që do të çojnë në zgjedhjen e Papës së ri, do të ketë shumë peshë edhe ndikimi i jozgjedhësve, pra kardinalëve mbi 80 vjeç, të cilët ruajnë aftësinë e tyre për të ndikuar dhe orientuar Konklavën drejt konsensusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.