Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë për t’u shqetësuar. Madje, sipas tij, nuk ka nevojë të bëhet panik për këtë çështje.
Ndonëse theksoi se kritikat e SHBA-së janë gjithmonë me vend ai theksoi se vërejtjet nuk kanë të bëjnë me legalitetin e veprimeve të qeverisë së Kosovës.
“Unë mendoj që nuk janë raporte për t’u shqetësuar, për të bërë panik. Unë mendoj që raportet janë përtej ndryshimit në perceptim që e kemi se si të veprohet në pjesën e veriut të Kosovës. E mirëkuptojmë plotësisht atë vërejtje edhe kritikat që na jep SHBA-ja, këto janë gjithmonë kritika me vend sepse në SHBA e shohin Kosovën nivel shumë më të lartë sesa që e shohim ne, e shohin në rajon, e shohin edhe në Europë e shohin edhe në kontekstin e përgjithshëm global. Siç e shohim ne, është e drejtë e shtetit të Kosovës të shtrijë sundimin e ligjit dhe sovranitetit në vend. Kjo është perspektivë më e ultë, më e ngushtë, por është perspektivë e së drejtës së Kosovës”, tha më tej ai.
Sipas Konjufcës, amerikanët kanë ndrojtjen se Serbia mund të kundër reagojë, gjë që mund të dalë situata nga kontrolli.
Së fundmi pas vendimit të Kosovës për ndalimin e dinarit serb SHBA theksoi se veprimi ka qenë i njëanshëm dhe se ai ka lëkundur seriozisht partneritetin mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka hedhur poshtë këto pretendime duke deklaruar se SHBA është një aleate shumë e mirë e Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.