Pas luftimeve të ashpra mes ushtrisë dhe forcave rivale në kryeqytetin e Sudanit këtë fundjavë, ndërtesa të shumta kanë marrë flakë, dhe një ndër to është edhe Kulla ikonike “Greater Nile Petroleum Oil Company”.
“Kjo është vërtet e dhimbshme”, tha Tagreed Abdin, arkitekt i ndërtesës, në një postim në X.
Sulmet ajrore dhe betejat tokësore kanë vazhduar në Khartoum dhe qytete të tjera që nga fillimi i luftimeve në prill. Mbi një milion njerëz janë detyruar të largohen nga vendi, ka thënë OKB.
E vendosur pranë lumit Nil, ndërtesa 18-katëshe është një nga monumentet më të njohura në Khartoum.
Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar djegien e strukturës së ndërtesës, e cila ka një fasadë xhami, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar apo të vdekur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.