Futboll

Konfliktet politike zbresin në finalen e Europa League

Shumë shpesh ka ndodhur që politika të ndërhyjë në sport, ashtu siç duket se po ndodh edhe këtë herë për finalen e Ligës së Europës në Baku të Azerbajxhanit. Sulmuesi i Arsenalit, Henrik Nikitarian mund të mos zbresë në fushën e lojës në formacionin e “topçinjve” për një fakt shumë të thjeshtë, që është armen. 30-vjeçari nuk është një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Unai Emeri, por do të kishte shanse të zbriste në fushë në pjesën e dytë me shumë mundësi.

Ambasadori i Azerbajxhanit në Londër, Tahir Taghizadeh, duke folur për mediet ka dhënë siguri se Nikitarian mund të udhëtojë derjt vendit të tij dhe nuk do të hasë në asnjë problem. "Kjo është një ngjarje e klasit A, por nëse qëllimi është të luajmë lojëra politike, është diçka ndryshe, po ai paguhet si futbollist jo si politikan, kështu që le t'i lëmë anash çështjet e tjera. Mesazhi im për Nikitarian do të ishte: Je futbollist, dëshiron të luash futboll? Mund të shkosh në Baku dhe do të jesh i sigurt atje. Nëse dëshiron të luash me një çështje tjetër, atëherë kjo është një histori ndryshe: Ajo që unë mund të garantoj është se qeveria e Azerbajxhanit do të bëjë gjithçka që mund të bëhet dhe të sigurojë sigurinë dhe qëndrimin e futbollistëve, por edhe të çdo tifozi që do të vijnë në vendin tim për këtë event kaq të madh"- tha Tahir Taghizadeh.

Ky reagim i ambasadorit të Azerbajxhanit vjen pas deklaratës së klubit të Arsenal, që shprehte shqetësimin nëse futbollisti armen do të udhëtonte drejt Azerbajxhanit për këtë ndeshje të rëndësishme. "Garancitë e pranueshme ende nuk janë pranuar. Ne shpresojmë që Uefa do të jetë në gjendje t'i japë ato menjëherë. Natyrisht jemi të shqetësuar shumë se vendndodhja e finales mund të çojë bëjë që Micki që të mos jetë në gjendje të luajë në fushën e lojës bashkë me shokët e skuadrës."- thuhej në njoftimin e Arsenal.

Më herët Nikitarian u la jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjen në fazën e grupeve të Ligës së Evropës kundër Qarabag në tetor e vitit të shkuar. Armenia dhe Azerbajxhani janë në një konflikt disa vjeçar për zotërimin e rajonit të pasur me burime natyrore, Nagorni-Karabak. Finalja e Europa League, Arsenal – Çelsi luhet më datë 28 maj, duke filluar prej orës 21:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë