Ekonomi

Konfindustria: Të ulet çmimi i karburanteve dhe energjisë

Shoqata e biznesit "Konfindustria" i kërkon qeverisë që ulë çmimin e karburanteve dhe energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.

Konfindustria thotë se çmimet e këtyre produkteve janë më të larta se kudo në rajon.
“Konfindustria vlerëson, se cmimet e larta dhe cilësia e dobët e karburanteve dhe energjisë elektrike janë pengesë kryesore për zhvillimin ekonomik, biznesin dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë. Mjaft shqetësuese është edhe prania e zgjeruar e kompanive “guackë” të regjistruar në parajsa fiskale të pranishëm sidomos në sektorin strategjik të karburanteve.”- citon Konfindustria.

Tregjet e karburanteve dhe energjisë elektrike kanë një qarkullim vjetor të përbashkët prej mbi 1.7 miliard lekë dhe gati 15% e PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto) të vendit.
Treguesi më i qartë i gjendjes së papranueshme të ndërtimit të tregut të karburanteve në Shqipëri, thotë Konfindustria, është mungesa e plotë e pranisë së markave ndërkombëtare.
Për shoqatën e biznesit, Shqipëria rradhitet në 25 vendet e para në botë dhe nga më të lartët në Europë për çmimin dhe njëkohësisht për cilësinë tepër të ulët të karburanteve në qarkullim.

Konfindustria mendon, se mosveprimi i agjencive shtetërore për zbatimin e standarteve ligjore të funksionimit të tregjeve të karburanteve dhe energjisë kanë shenja të qarta të paaftësisë, subjektivizmit dhe korrupsionit. Sipas Konfindustrisë, raste si psh të kompanive të tregtimit të karburanteve të tipit “guackë” dhe/ose me marka të fallsifikuara si “Gulf”, kompanitë përdoruese të rafinerisë së Ballshit/ish Armo, kompanitë e shfrytëzimit të fushave naftëmbajtëse, privatizimi i dështuar i Albpetrol, oligopolet private në transaksionet e shitjeblerjeve të energjisë elektrike, etj.janë shëmbuj të qartë për sa më sipër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë