Nga Gazeta ‘SI’ – Konfederata e Industrive në Shqipëri, i ka kërkuar qeverisë të rishikojë përsëri kufirin e fashës së 800KWh dhe ta vendosë atë në 1.200 KWh.
Sipas Konfindustrias, fasha e 800 kilovatorëve, prek 13-20% të familjeve në çdo sezon, rreth 90-130 mijë familjeve.
LEXO EDHE:
– Balluku: Fasha e konsumit mund të vendoset 800 kwh. Çmimi do të jetë më i lartë, por jo sa i tregut
– Eksperti: Fasha e energjisë do të ulë konsumin dhe do të shmangë kufizimet
– Energjia mbi 800 kWh do të paguhet me 42 lekë
“Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare sidomos në zonat urbane ngrohjen gjatë muajve të dimrit e kanë mbështetur kryesisht te energjia elektrike. Goditje më të fortë do të marrin buxhetet e familjeve me të ardhura të mesme. Njëkohësisht do të preken edhe më tej familjeve me të ardhura të ulta dhe shtresat në nevojë. Ndikimi i buxheteve familjare do të përcillet me pasoja të rënda shtesë te konsumi, bizneset dhe ekonomia kombëtare”, -shkruhet në reagimin e Konfindustrias.
Sipas shoqatës së Industrive, problematika është tek varësia e kushteve të motit dhe keqmenaxhimit të sistemit, pasi Shqipëria ka kapacitete të instaluara të prodhimit të energjisë elektrike më të mëdha sesa konsumi
“Në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike sesa nevojat e saj. Shumë pak është bërë në shtimin e shfrytëzimit të prodhimit të energjisë nga burimet diellore, të erës, etj”,- shkruhet në reagim.
Ndërkohë, pak ditë më parë, kreu i Konfindustria, Gjergji Buxhuku, mbajti të njëjtin qëndrim përballë kryeministrit të vendit, Edi Rama, duke thënë se nëse do të menaxhohej kriza, ajo do të ishte e përballueshme dhe Shqipëria tani mund të ishte një vend eksportues i energjisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.