Ekonomi

Konfindustria: Buxheti më optimist se mundësitë e realizimit. Zbatimi do dështojë

Konfundustria mendon se buxheti i shtetit për 2021 i përgatitur nga financat do të dështojë, pasi sipas shoqatës së biznesit është shumë më optimist se mundësitë e realizimit.

“ Parashikimet e paarsyetuara të projektimit të buxhetit, rrisin ndjeshëm mundësinë e dështimit në zbatim, rritjen e paarsyetuar të barrës të borxhit publik, përdorimin me efektivitet të ulët të shpenzimeve buxhetore, duke shtuar njëkohësisht edhe rrezikun e dhënies së një natyre zgjedhore në kushtet e vitit zgjedhor 2021.”- thotë Konfindustria në një komunikim me mediet.

Sipas Konfindustrisë, parashikimi i rritjes në 5.5% të PPB-së, është i pasigurtë në kushtet kur:- tkurrja ekonomike këtij viti, “sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare, do të jetë më e lartë sesa vlerësimi qeveritar prej 6.1% e PPB-së, - kriza e pandemisë është në vazhdim me pasojë rënien e investimeve të huaja, remitancave, fuqinë konsumatore të brendshme, etj., - ekonomia shqiptare ka problematika të thella strukturore, - nuk ka ndryshim të politikave ekonomike të mbështetura në PPP, koncesione të paarsyetuara nga shkalla e efektivitetit,- politika fiskale të paqëndrueshme me natyrë të pastër populiste si dhe – paqartësi në masën e donacioneve të premtuara për rindërtimin e pasojave të tërmetit 2019.”

Për shoqatën e biznesit të madh, shpenzimet buxhetore në kushtet e një krize të rëndë në vazhdim, gjëndjes së vështirë të tashme të kategorive kryesore të biznesit si industria minerare, nafta, fasonët, shërbimet, turizmi, etj. si dhe të ardhmes së afërt të pasigurtë, duhet të drejtohen në projekte, që kanë rikthim sa më të shpejtë të investimit.

Konfindustrja sugjeorn se investimet e mëdha strategjike, me pjesëmarrjen financiare të shtetit, përbëjnë rrezik të shtuar për qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit edhe kështu në gjëndje mjaft të vështirë nga barra e borxhit publik, që ka prekur nivelin e 100% të PPB.

Konfindustria kërkon, që miratimi i projektbuxhetit në Kuvendin e Shqipërisë ti nënshtrohet një debati të hapur publik me grupet e interesit për arsyetimin dhe përmirësimin e shtyllave kryesore, që sipas shoqatës kanë munguar deri më tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë