Sociale

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë: Të hapen aktivitetet fetare

President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Mons. George Frendo në emër të të gjithë ipeshkevinjeve kërkon të rifillojnë në të gjithë vendin aktivitetet fetare të peuzlluara në 12 mars nga qeveria.

Përmes një njoftimi, bëhet me dije se Konferenca Ipeshkvore e Shqiperisë gjatë mbledhjes së të martës ka dakordësinë e të gjithë ipeshkevinjëve, të cilët duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, kërkojnë që të çelen aktivitetet fetare.

“Të rifillojë në të gjithë territorin e Shqipërisë aktivitetet fetare, sidomos kremtimet liturgjike publike, duke vlerësuar edhe ambjentet e jashtme e po ashtu duke mbajtur parasysh udhëzirnet e Ipeshkvinjeve të çdo dioqeze dhe masat e duhura të dhëna nga ekspertët. Duke falenderuar Hyjin për përmirësimin e situatës vazhdojmë të lusim Zotin që situata të shkojë drejt normalitetit tësrësor”-citohet në njoftimin e firmosur nga presidenti Mons. George Frendo.

Prej të gjitha aktiviteteve të ndaluara më 12 mars, ato që mbeten ende të bllokuara janë aktivitete fetare, artistike-kulturore dhe palestrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë