Ngjarje

Konfederata e Sindikatave dhe pensionistët protestojnë, apel të rinjve që të mos ikin nga vendi

1 Maji në Shqipëri, përveç protestës së mësuesve, mblodhi në një protestë paqësore Konfederatën e sindikatave dhe Ish-minatorët bashkë me pensionistët.

Në marshimin e Konfederatës së Sindikatave, të cilët u mblodhën në rrugën e Rinasit, synohet sensibilizimi i të rinjve që të mos largohen nga vendi.

Me pankarta dhe flamuj në duar, ata i bëjnë thirrje të rinjve me mesazhin të mos braktisin atdheun.

Protesta e Konfederatës së Sindikatave

Një nga organizuesit e protestës tha se fokusi kryesor i këtij tubimi është pikërisht krijimi i platforme kombëtare që ka në fokus shpopullimin dhe marrjen e masave të duhura që rinia të mos e shohë të ardhmen e saj jashtë vendit.

Protestuesit patën thirrje edhe për plotësimin e kuadrit ligjor për krijimin e sindikatave si një e drejtë themelore në demokraci.

“Qeveria nuk tregon aspak interes për të bashkëpunuar me sindikatat, ato nuk janë aksesor po pjesë thelbësore e demokracisë. Duhet krijuar baza ligjore e krijimit dhe funksionimit të sindikatave në vend dhe të kthehet besimi i punonjësve në këto sindikata”, tha protestuesi.

Pjesë e kërkesave të tyre ishin edhe kushte më të mira pune, paga më të larta dhe siguria në punë.

Protesta e ish-minatorëve dhe pensionistëve

Nga ana tjetër, ish-minatorët dhe pensionistët janë mbledhur në sheshin Shkënderbej ndërsa kërkojnë më shumë kushte për ta, duke nisur nga statusi dhe pensionet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë