Sociale

Komiteti i Ekspertëve: Nxënësit kthehen në shkolla, rritje e lehtë e telefonatave në 127

Në mbledhjen e sotme të Komiteti Teknik të Ekspertëve zëvëndësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se anëtarët e komitetit kanë arritur në konkluzionin se  situata është e qëndrueshme, kështu që nxënësit e ciklit parauniversitar të rikthehen në mësimin shkollë. Gjatë mbledhjes së Komitetit drejtoresha e ISHP, Albana Fico, tha se ka pasur rënie të numrit të viktimave dhe shtrimeve në spitale nga Covid-19.

“Ka pësuar një ulje numri i të shtruarve në spitale dhe numri i fataliteteve. Gjatë gjithë kësaj periudhe është vijuar me vaksinimin, ku deri më dje është me një mesatare ditore te 16 mijë. Gjirokastra, Berati dhe Korça nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme për të vlerësuar në masat e marra paraprakisht. Incidenca dy javore ka pësuar një ulje të rasteve të reja për 100 mijë banorë. Mesatarja javore ka rënë në 135. Numri i personave të shtruar në spitalet COVID ka pësuar ulje”, tha Fico, ndërkohë shtoi që pavarësisht situatës së qëndrueshme qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Ndërsa Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shpjegoi se ka një rritje të numrit të telefonatave për Covid-19 në qendrën e urgjencës kombëtare. Ai shpjegoi se.

“Nga monitorimi që 127 i bën situatës ka një rritje të lehtë të thirrjeve në Urgjencën Mjekësor. Ka një rritje të lehtë të vizitave në banesë, nga 30-35 në ditë kanë qenë në 40-45 në ditë,”shpjegoi Brataj. Më tej ai shpjegoi se 129 raportime për efekte anësore të vaksinës predominon temperatura, lodhja.

E pyetur për respektimin e rregullave në qendrat e numërimit të votave, Rakacolli u shpreh se më herët Komiteti përcaktoi një protokoll për të  respektuar masat mbi Covid-19 i cili është plotësuar.

“KQZ ka pasur protokoll se si do të zbatohej protokolli. Kemi pasur grupe në teren, që kanë vijuar respektimin e masave.”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë