Ekonomi

Komisioni Europian ul parashikimet për rritje ekonomike të BE në 2020

Komisioni Europian është ndërgjegjësuar për ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe rritjen e rreziqeve konjukturale, duke ulur parashikimin e rritjes së Bashkimit Europian për 2020.
Për Italinë megjithëse sheh “rreziqe të paralajmëruara” ka konfirmuar vlerësimet e rritjes të publikuara në pranverë. Të dhënat vijnë pasi që Banka Qendrore Eruopiane ka çelur derën për një lehtësim të ri monetar për shkak të ngadalësimit të ekonomisë.

“Të gjitha ekonomitë kombëtare të Bashkimit Europian duhet të rriten këtë vit dhe të ardhshmin – ka shpjeguar në një komunikatë zëvendës presidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis –, edhe pse rritja e bollshme në Europën qendrore -orientale është në contrast me ngadalësimin e ekonomisë gjermane dhe italiane. Forca e ekonomisë tonë është vënë në provë nga dobësia e vazhdueshme industriale, e provokuar nga tensionet tregtare dhe pasiguria politike”.

Rishikohen me ulje vlerësimet për BE-në

Për BE-në, Komisioni ka preferuar të rishohë lehtësisht me ulje vlerësimin e ritjes për 2020, nga 1,5 në1,4% (e qëndrueshme për 2019, në 1,2%). Ashtu si në pranverë, ekzekutivi i komunitetit vë në dukje ndarjen midis një Europe Lindore veçanërisht dinamike dhe një Europe Perëndimore të dobësuar nga vështirësitë gjermane. Gjermania duhet të rritet me 0.5% këtë vit dhe 1.4% në vitin 2020, ndërsa vazhdon të përjetojë krizën në sektorin automobilistik.

Gjithmonë sipas ekzekutivit, perspektiva globale mbetet shqetësuese, “kryesisht rreziqe negative". Ndër faktorët në fjalë, Brukseli përmend politikën e pasigurt tregtare amerikane, konfrontimin e ashpër midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme (me vendimin e fundit të Iranit për të rishikuar Marrëveshjen bërthamore 2015, duke rritur nivelin e pasurimit të uraniumit përtej pragjeve të përcaktuara me marrëveshjen). Ngadalësimi i ekonomisë bëri që Banka Qendrore Europiane të çelë derën për një lehtësim të ri të politikës monetare në mes të qershorit. Ndërkohë, ministrat e financave kanë vendosur këtë javë se pozicioni buxhetor i eurozonës duhet të mbetet "neutral ". Shprehja mund të kritikohet nga ata që besojnë se nevojiten stimuj të rinj Keynesian, por është e paqartë dhe në fakt i lejon vendet të përshtasin llogaritë publike sipas rrethanave.

Konfirmohen vlerësimet për Italinë

Në frontin italian, parashikimet e Komisionit Europian nuk ndryshojnë: rritja vlerësohet në 0.1% në vitin 2019 dhe 0.7% në vitin 2020. Ajo reflekton një kërkesë së dobët ndërkombëtare, një treg më pak dinamik të punës dhe një rritje të kursimeve. “Aktiviteti ekonomik nuk duhet të tërhiqet në mënyrë të konsiderueshme nga ku është deri në fund të vitit”, thuhet në raportin e komunitetit. Në të njëjtën kohë, rënia e fundit e interesave të obligacioneve mund të ndihmojë financimin e bankave.

Shifrat e rritjes së Komisionit Europian - Në verë nuk janë publikuar shifrat mbi deficitin dhe borxhin - janë pak më të larta se ato të qeverisë Conte, të paktën për vitin e ardhshëm (vlerësimi i qeverisë është 0.6%). Inflacioni, sipas Brukselit, do të mbetet nën kontroll: 0.8% në vitin 2019 dhe 1.0% në vitin 2020, në sajë të çmimeve të ulëta të naftës dhe transferimit të kufizuar të pagave në çmimet përfundimtare, për shkak të një kërkesë të brendshme të dobët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë