Politike

Komisione online, seancë dhe protestë / Bardhi kthehet nga SHBA dhe mbledh deputetët  

Kuvendi ka lajmëruar sot (e hënë) një seancë plenare në orën 17.00 ndërsa gjatë ditës do të mbahen 6 komisione parlamentar online.  

Pjesë e axhendës së sotme parlamentare është edhe një vizitë

monitoruese e Komisionit për Median në ambientet e Radiotelevizionit Publik Shqiptar. Paralelisht, grupi parlamentar Bardhi-Berisha ka lajmëruar mbledhjen mes tyre në mesditë.

Pjesë e diskutimit do të jetë seanca e mbasdites dhe protesta që do të mbahet para dyerve të Kuvendit.

Flamur Noka mblodhi në fundjavë Këshillin kombëtar duke lajmëruar fillimin e protestave, ndërsa Gazment Bardhi në anën tjetër u kthye nga SHBA, pa përcjellë ende një qëndrim se si do të vendosin deputetet e drejtuar prej tij lidhur me aksionin e PD-së së Rithemelimit për rifillimin e protestave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë