Kombetarja

Kombëtarja u shndërrua në një vatër Covid-i, Veseli i prekuri i fundit

Frederik Veseli është lojtari i fundit kuqezi që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Salernitanës, që sqaron se Veseli rezultoi pozitiv në tamponin e kryer pas kthimit nga grumbullimi me Kombëtaren e Shqipërisë, ku luajti titullar ndaj Polonisë dhe më shumë se një pjesë loje ndaj Hungarisë.

Grumbullimi i kuqezinjve në fakt u shndërrua në një vatër Covid-i. Para ndeshjes me Poloninë dolën pozitivë Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, por edhe Ivan Balliu, për të cilin u tha se kishte një dëmtim, por në fakt edhe ai ishte infektuar gjatë ditëve të qëndrimit me Kombëtaren.

Vseli gjate ndeshjes me Polonine. Gazeta Si, 16 tetor 2021

Të parët që dolën pozitivë ishin mbrojtësi Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti Arzen Voci, të cilët u larguan që para ndeshjes me Hungarinë. Janë që të dy pjesë e Tiranës, skuadrës që ditët e fundit ka shënuar një numër të madh futbollistësh të prekur nga Covid-i, gati 8 futbollistë, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë kaluar tashmë dhe janë gati për stërvitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë