Trajneri i Kombëtares U-21, ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen me Anglinë, që luhet më 15 nëntor dhe është e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2021. Shqipëria bën pjesë në Grupin 3 dhe aktualisht mban vendin e katërt.
Në listën e trajnerit Alban Bushi janë po ata lojtarë të ndeshjes së fundit ndaj Kosovës. Nga kampionati shqiptar janë grumbulluar edhe këtë herë Mala i Partizanit, Kallaku i Teutës që është edhe kapiten, Xhixha dhe Shehu të Laçit, Pëllumbi i Skënderbeut, portieri Harizaj i Apolonisë, Ismailgeci i Tiranës dhe Qardaku i Bylisit. Për herë të parë pjesë e Kombëtares U-21 janë bërë sulmuesi Indrit Tuci, i cili është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit dhe po kalon një formë shumë të mirë, si dhe Franklin Domi, mbrojtësi që aktivizohet me QPR-në në Angli. Këta janë dy emrat e rinj në listën e Bushit.
Anglia kryeson grupin me 9 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje të luajtura deri tani. Kuqezinjtë kanë luajtur 2 ndeshje më shumë, 5, por kanë 5 pikë. Fitoren e vetme skuadra e Bushit e ka arritur ndaj Kosovës, ndërkohë që ka barazuar me Kosovën dhe Turqinë. Ka humbur në ndeshjet tjetër ndaj Turqisë, si dhe ndaj Austrisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.