Kombetarja

Kombëtarja U-19 shpërfytyrohet përballë Islandës

Ajo fitore e para dy ditëve u duk si një sinjal pozitiv, por duket se mbeti vetëm aq, thjesht një sinjal. Kombëtarja shqiptare U -19 është mposhtur 0-1 nga bashkëmoshatarët e Islandës në sfidën e dytë brenda pak ditësh. Ndryshe nga ndeshja e parë që u luajt në “Roza Haxhiu” kjo përballje e dytë mes këtyre dy skuadra u luajt në “Elbasan Arena” që duket se ishte më fatsjellës për miqtë ishullor. Ndeshja e mbyllur në rezultatin 4-1 është dominuar në çdo moment nga ekipi islandez që nuk i ka lënë asnjë shans djemve të drejtuar nga Erion Bogdani.

Të gjithë talentet kuqezinj dukeshin të shndërruar nga ajo përballje e ditës së shtunë. Duke filluar që nga Ernest Muçi edhe me radhë të gjithë futbollistët kuqezinj nuk treguan në asnjë moment dëshirë për të fituar këtë përballje të dytë me islandezët.

Nga kjo disfatë për kuqezinjtë e vegjël nderin e ruajti vetëm Nezha, i cili shënoi në minutën e 48’. Përtej kësaj humbje vlen të theksohet se një pjesë e  mirë e futbollistëve të kombëtares U -19 ishin të thirrur në grupmoshën U-21.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë